Të sjellësh në jetë një fëmijë mendohet se është eksperienca më e bukur dhe më e paharrueshme në jetën e një gruaje. Por 35-vjeçarja Bernadette Strange, momentin kur ka lindur djalin e saj Elija nuk e mban mend fare. Në orët e para që kishte sjellë në jetë vogëlushin, nëna pësoi një reagim aspak të mirë, e si pasojë mjekët u detyruan që ta vinin në koma. 35-vjeçarja kishte kontraktuar një formë të rrallë të meningjitit, streptokokut salivarius, pas anestezisë spinale. Pas disa ditësh ajo doli nga koma dhe u duk shumë mirë, por në fakt ajo kishte amnezi. Bernadette nuk kishte asnjë ide se kush ishte dhe ku ndodhej. Madje ajo nuk kujtonte as se kishte lindur një djalë. “Ndonjëherë më kujtohet emri im, apo pse isha në spital. Ndërsa pjesën të tjetër të kohës truri im është në errësirë”, ka thënë 35-vjeçarja për “Meningitis Now”. Ajo e dinte se kishte një djalë 2-vjeçar, po nuk mbante mend se kishte sjellë në jetë edhe një tjetër. Madje Bernadette nuk besonte as të shoqin, deri sa ai i tregoi fotot. Bashkëshorti i saj kishte bërë edhe një ditar me të gjitha gjërat që ajo kishte harruar. Pas vizitave të ndryshme dhe ndihmës së bashkëshortit të tij, ajo arriti që pas disa muajsh të fitonte kujtesën e saj.
Solli në jetë një djalë, nëna bie në koma dhe nuk e mban mend
Leave a comment