Santiago Solari ka thënë se lënia e Iscos në bankën rezervë nuk ka të bëjë me asgjë personale kundër tij. Real Madridi mbrëmë fitoi si mysafir 2-1 ndaj Real Betisit, dhe ishte në bankën rezervë sërish mirëpo nuk u përdorë fare në pjesën e dytë si zëvendësues, pavarësisht se mungonin Gareth Bale, Lucas Vazquez, Toni Kroos e Marco Asensio, transmeton Gazeta Express.
“Ne luajtëm një ndeshje serioze, ne jemi ata që jemi dhe ne jemi të bashkuar. Nuk kam asgjë personale”, tha Solari për Iscon Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Ne luajmë çdo tri ditë. E ardhmja e tij? Nuk më takon mua të përgjigjem”, deklaroi Solari.
Që prej se ka ardhur në stol Solari, Isco nuk e ka nisur asnjë ndeshje nga fillimi.