Santiago Solari ka insistuar se Marcelo është “kapiteni i dytë” dhe “100 për qind i fokusuar te Real Madridi”, ndërsa thashethemet mediatike ka kohë që e lidhin anësorin brazilian me Juventusin.
Pasi ka qenë pjesë integrale e tre titujve të Ligës së Kampionëve radhazi në Madrid, Marcelo ka luftuar për formën optimale në këtë sezon. Sidoqoftë, pas stolit, ai e filloi si titullar gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, të mërkurën, në arazimin 1-1 me Barcelonën.
Mbrojtësi në fjalë, i cili ka qenë i përfolur për një ribashkim me Cristiano Ronaldon te Juventusi, ka bërë vetëm 12 paraqitje në La Liga, këtë sezon, ose 23 të tilla në të gjitha garat.
30-vjeçari, megjithatë, mori mbështetjen e trajnerit Santiago Solari, pas barazimit në “Camp Nou”: “Marcelo është kapiteni ynë i dytë. Ai është 100 për qind i fokusuar ndaj Real Madridit, ndaj duam të shohim formën e tij më të mirë”.