Sol Bamba vuan nga një sëmundje e rëndë. Lajmi vjen nga klubi i tij, Cardiff, në të cilin ai ka luajtur që nga viti 2016. Për mbrojtësin nga Bregi i Fildishtë, i lindur në 1985, nis beteja e ashpër kundër tumorit malinj të sistemit limfatik, për të cilin ai ka filluar ciklin e kimioterapisë.
Bamba ka patur të kaluar edhe në Serinë A, duke pasur parasysh blerjen e tij nga Palermo në sezonin 2014/2015. Vetëm një ndeshje te sicilianët para transferimit te Leeds, ekip që e shiti më pas 35-vjeçarin te Cardiff City, skuadër me të cilin luajti në Premier League.
Cardiff City lëshoi një deklaratë zyrtare për të njoftuar lajmin e tmerrshëm:
“Jemi të pikëlluar për të informuar mbështetësit se Sol Bamba ishte diagnostikuar me “limfoma jo-Hodgkin”. Me mbështetjen e ngushtë të ekipit mjekësor të klubit, Sol filloi menjëherë kimioterapinë. Sol e filloi betejën e tij me një frymë tipike pozitive dhe do të vazhdojë të jetë pjesë integrale e familjes “Bluebirds”. Gjatë trajtimit, Bamba do të mbështesë shokët e tij të skuadrës gjatë ndeshjeve dhe lojtarët tanë të rinj brenda Akademisë, me të cilët do të vazhdojë zhvillimin e tij si menaxher. Të gjitha lajmet mbi progresin e Sol do të sigurohen vetëm përmes kanaleve zyrtare të klubit. Në këtë kohë ne kërkojmë privatësi për të dhe familjen e tij. Ne jemi të gjithë me ju, Sol”, thonë nga klubi i Cardiff.