Për kontributin e shquar me Projektin Covid-19-Diagnostic Screening Self-Test, mirënjohje i është ndarë Sokol Ajdinit.
Ky projekt ka filluar në kuadër të pandemisë së Covid-19, e që ka për qëllim identifikimin e njerëzve të dyshuar me Covid-19, ofrimin e udhëzimeve dhe rekomandimeve për parandalimin e përhapjes dhe mbështetjen e ofruar autoriteteve në përballimin e saj.
“Të vlersohesh për punën që bënë është një motiv shumë i madhë pasi vazhdon të punosh edhe më shumë,edhe më fortë që të arrish edhe shumë suksese tjera.Për këtë sukses të arritur në ICT Awards së pari dua që t’i faleminderoj ata që kontribuan dhe më ndihmuan që ky projekt të kryhet me sukses,si epidemiologet,psikologet,mjekët amë dhe një faleminderim i veçant për ideatorin Prof.Dr.Bekim Fetaji. Gjithashtu dua t’i faleminderoj organizatorët dhe jurin e ICT Awards të cilët e vlersuan punën që zgjati disa muaj.Shpresoj që pas këti suksesi të vlersohemi edhe nga ana e Misnistris së shëndetësis në Maqedonin e Veriut”, ka thënë Sokol Ajdini.
Ky është çmim shumë i rëndësishëm në të gjitha trojet shqiptare në kuadër të ICT-së.