Bajkonur, 9 prill – Anija kozmike “Sojuz MS-16”, që është pilotuar nga tre kozmonautë, sot me regjim automatik të përkuljes iu bashkangjit Stacionit ndërkombëtar kozmik (SNK), lajmëruan agjencitë botërore.
Me anijen për misione të gjata në SNK arritën kozmonautët rusë Anatolij Ivanishin dhe Ivan Vagner si dhe astronauti Kris Kasidi.
Ekuipazhi së pari do ta kontrollojë procedurën e ngjitjes hermetike për SNK-në dhe do ta drejtojë lakimin mes anijes dhe SNK-së, pas çka Ivanishin , Vagner dhe Kasidi do të mund të hyjnë në stacion.
Paraprakisht Ivanishin shprehi mendim se në disa muajt në vijim SNK do të jetë vendi më i sigurt në kohën e pandemisë së koronavirusit në Tokë.
Raketë-mbajtësi “Sojuz-2.1a” u lansua pasdite nga Bajkonuri.
Ekuipazhi treanëtarësh në SNK do të kalojë 196 ditë, ndërsa gjatë kësaj periudhe është planifikuar të kryejë mbi 50 hulumtime dhe eksperimente shkencore.(koha.mk)