Ankara, 17 dhjetor – Ministri turk i Punëve të Brendshme Sulejman Sojlu deklaroi se SHBA-ja tenton t’i përkufizojë mundësitë e forcave turke në Siri dhe ta parandalojnë Ankaranë të zbatojë operacion ushtarak në zonat në lindje të lumit Eufrat.
“Turqia deri më tani nuk ka lejuar sjelle të tillë dhe as tani nuk do të lejojë. Përmes këtyre aktiviteteve, SHBA-ja ka për qëllim ta ulin hapësirën tonë për manovra ushtarake”, deklaroi Sojlu.
Ai përkujtoi se Turqia tashmë ka zbatuar dy operacione në Siri “Mbrojtja e Eurfratit” dhe “Dega e Ullirit”, edhe krahas kanosjeve dhe kundërmasave amerikane.
Turqia do të vazhdojë me sulmet e planifikuara të ekstremistëve kurdë në Sirinë veriore.
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan javën e kaluar deklaroi se Turqia do të incicojë sulme të reja kundër forcave të kurdëve sirianë, pas çfarë Turqia sot informoi se do të vazhdojë me sulmet e planifikuara mbi “ekstremistët kurdë” në veri të Sirisë.
Pentagoni, si reagim i paralajmërimit të Turqisë se do të fillojë ofensivë në Sirinë veriore, në Tuiter publikoi se kjo është “e papranueshme”, në këtë rast duke shprehur shqetësim të madh.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme Bahram Gashemi deklaroi se operacioni turk kundër luftëtarëve kurdë në Siri mund të ndërlikojë realizimin e marrëveshjeve të lidhura gjatë procesit në Astanë, nëse aktivitetet e Ankarasë nuk janë në pajtim me Qeverinë në Damask.