Stamboll, 15 nëntor 2018 – Ministri turk i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu informoi se momentalisht në Turqi ka 4,7 milionë të huaj, nga të cilët rreth 3,5 milionë janë sirianë.
“Si rezultat i operacioneve të suksesshme të armatës turke për spastrimin e rajoneve Xhera Blluz, Azez, Al Bab dhe Afrin nga terroristët, 278.139 sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre” deklaroi Sojlu.
Sipas tij, gjatë këtij viti 343 “terroristë” të Partisë Punëtore Kurde (PKK) u janë dorëzuar forcave të sigurisë. Në të njëjtën kohë, në vend janë parandaluar 308 sulme terroriste, nga të cilët 285 me bomba dhe dy sulme me automobilë të ngarkuar me eksplozivë. Janë arrestuar edhe 54 terroristë, të cilët i kanë përgatitur sulmet.
Ministri Sojlu theksoi se falë bashkëpunimit mes policisë dhe xhandarmërisë janë zgjidhur 745 vepra penale.
Ai informoi se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë humbur jetën 141 persona, nga të cilët 49 ushtarë, 25 policë, 39 xhandarë dhe zyrtarë tjerë. Nga detyra janë larguar 101 prefektë, 94 nga të cilët për ndërlidhje me PKK-në dhe shtatë për ndërlidhje me lëvizjen e predikuesit islamik Fetullah Gylen, Janë arrestuar edhe 635 roje mali