Pekin, 7 nëntor – Autoritetet kineze filluan të shfrytëzojnë sistem të ri për njohje të njerëzve: sipas formës së vetme të trupit të një personi dhe sipas ecjes së tij. Teknologjia mund të jetë me rëndësi të jashtëzakonshme kur në një situatë të caktuar, fytyra e një personi nuk shihet në xhirimet nga kamerat e sigurisë.
“Sistemi mund të identifikojë person në distancë prej 50 metrave, madje edhe kur personi e ka të mbuluar fytyrën. Kjo mund ta plotësojë atë që softuerit për njohje të personave i nevojitet rezolutë e lartë…. Analiza e ecjes nuk mund të mashtrohet me modifikime, krrusje dhe ngjashëm, sepse programi i përcjellë të gjitha veçoritë e trupit”, sqaron Huang Xhongzhen, drejtor i kompanisë Vatriks, e cila është autor i softuerit.
Sistemi tashmë përdoret në Pekin dhe në Shangaj dhe ka 94 për qind efikasitet. Në projekte të ngjashme tashmë një kohë të gjatë punojnë edhe Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.