Sofja ka lejuar fluturimin e një avioni rus me pajisje antiraketore për në Serbi

0

Sofje, 22 shkurt – Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov ka lejuar që një avion rus, i cili transporton raketa nga më modernet anti-ajrore ruse për në Serbi, të fluturojë mbi territorin e Bullgarisë.

Pas lejes së ministrit dhe koordinimit me Ministrinë e Transportit, në përshtatje me legjislacionin në fuqi, është dhënë një përgjigje pozitive për kryerjen e fluturimeve nga avioni rus, i cili transporton sistemin antiraketor “Pantsir 1” për në Serbi, sqaron institucioni.

Sipas mediave ruse, furnizimet e sistemit “Pantsir 1” duhet të realizohen në fund të muajit shkurt.

Në fund të muajit nëntor 2019, avionë rusë me sisteme raketore mbrojtëse 400 dhe “Pancir” tanimë fluturuan mbi Bullgarinë për në Serbi për stërvitjen serbo-ruse, e cila ishte vërejtur dhe nga presidenti Aleksandër Vuçiç.(koha.mk)

Comments are closed.