Soda bikarbone ose soda e bukës është një produkt i zakonshëm në secilën kuzhinë. Por, soda e bukës është konsideruar si një produkt magjik pasi ka edhe disa efekte të tjera për të cilat shumica e njerëzve nuk dinë. Më poshtë gjeni disa mënyra ku mund të përdoret soda e bukës dhe efektet që ka përdorimi i saj në mënyra të ndryshme.
PASTRON FYTYRËN. Përzieni sodën e bukës me ujë dhe do ta keni një përzierje të dobishme për pastrimin e fytyrës. Kjo përzierje përdoret si maskë dhe largon qelizat e vdekura nga fytyra dhe e bën fytyrën të duket më e shëndetshme.
LARGON QELIZAT E VDEKURA NGA LËKURA E KOKËS. Nëse përzihet soda e bukës me shamponin të cilin e përdor zakonisht ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të cilat depozitohen në flokët tuaj. Kjo preferohet më së shumti për personat që përdorin shumë produkte kozmetikore.
PASTRON KREHËRIT. Ashtu siç e ka efektin te flokët, efekti i njëjtë është edhe te krehërit. Krejt çka ju duhet është ujë i nxehtë edhe sodë e bukës. Përzieni ato dhe vendosni në krehër.
PËRMIRËSON THONJTË. Përzieni ujin me sodë të bukës dhe vendosni anash thonjve tuaj. Lyeni thonjtë dhe ata do të bëhen më të shndritshëm, më të fortë dhe më të butë.
PËRKUJDESJA PËR KËMBË. Nëse vendosni këmbët tuaja në ujë të nxehtë me sodë bikarbone do ti ndihmoni këmbëve të lodhura. Kjo i zbut këmbët tuaj dhe i relakson ato. Kjo është një pedikyr i mirë.