Ekzema është një problem i pakurueshëm por i trajtueshëm. Në këto trajtime përfshihen medikamente farmaceutike por edhe kurat natyrale. Një nga kurat më të mira natyrale përmban sodën e bukës
Soda e bukës është një përbërës që nuk mungon kurrë në kuzhinë apo në frigorifer. Përveç përdorimit tradicional, të paktë janë ata që e dinë se soda e bukës ka vlera terapeutike për të gjithë organizmin nga jashtë dhe brenda. Për shembull, pirja e ujit me sodë buke është një traditë e lashtë që rekomandohej kundër sëmundjeve si artriti, problemet me tretjen, urthi apo infeksionet.
Soda e bukës është shumë efikase kundër problemeve me lëkurën siç është ekzema. Ekzema është një pezmatim dhe inflamacion i lëkurës që shoqërohet me skuqje dhe kruarje të saj. Ekzema është një problem i pakurueshëm por i trajtueshëm. Në këto trajtime përfshihen medikamente farmaceutike por edhe kurat natyrale. Një nga kurat më të mira natyrale përmban sodën e bukës.
SI TË PËRDORNI SODËN E BUKËS KUNDËR EKZEMËS
Përdorimi më i mirë i sodës së bukës kundër ekzemës është duke e tretur atë në vaskë dhe më pas duke bërë banjë. Soda e bukës ka veti shumë qetësuese për lëkurën por lufton edhe bakteret që i kanosen asaj. Ekspertët sugjerojnë që të mbushni vaskën me ujë të ngrohtë dhe të hidhni çerek filxhan uji me sodë buke në të. Për maksimizimin e efekteve të sodës së bukës ndaj ekzemës ekspertët nënvizojnë rëndësinë e:
– Përdorimit të ujit të ngrohtë por jo të nxehtë,
– Trajtimit me butësi të lëkurës por jo fërkimit të saj,
– Përdorimit të një peshqiri të butë për lëkurën pas banjës.
Aplikoni një krem zbutës në të gjithë trupin rreth 3 minuta pas banjës dhe më pas pritjen për disa minuta të tjera që lëkura të përthithë kremin e më pas veshjen e rrobave.
PËRDORIMI I TËRSHËRËS KUNDËR TËRSHËRËS
Një kurë tjetër efikase kundër ekzemës ka të bëjë me tërshërën. Në rastin e saj ju mund të bëni banjë për 10-15 minuta duke hedhur në vaskë një filxhan me tërshërë. Por në vend të tërshërës mund të bëni banjë duke hedhur në vaskë 1 deri në 2 filxhanë çaji me uthull molle.