Real Sociedadi ka shprehur interesim për transferimin e Adnan Januzajt nga Manchester Unitedi.
Gazeta spanjolle Marca shkruan se klubi anglez ka kërkuar 10 milionë euro për shërbimet e tij, por Sociedadi dëshiron që të ulë këtë çmim për mesfushorin shqiptar.
Mediat angleze kanë raportuar se Jose Mourinho ia ka bërë të qartë Januzajt se nuk bën pjesë në planet për sezonin e ri.