Adnan Januzaj nuk hyn në planet e Jose Mourinhos dhe do të lejohet të largohet nga “Old Trafford”. Belgu me origjinë kosovare kaloi sezonin e kaluar i huazuar te Sunderland por nuk arriti të bënte një impakt pozitiv me “Macet e Zeza” të cilët ranë në kategorinë e dytë angleze. Sulmuesit kryesor i ka mbetur edhe një vit tek United por do të largohet te Real Sociedad, sipas France Football.
Marrëveshja me lojtarin akoma nuk është finalizuar teksa dy palët janë duke negociuar rrogën. Klubi spanjoll do t’i mundësojë një platformë për të ringjallur karrierën e tij pas shpërthimit nën drejtimin e David Moyes tek United.
Januzaj luajti 25 ndeshje në Premier League me Sunderland sezonin e kaluar por nuk arriti të shënonte asnjë gol për klubin. Dhe me konkurrencën e Anthony Martial, Henrikh Mkhitaryan, Jesse Lingard dhe Juan Mata në mesin e fushës, e ardhmja e tij është në dyshim. Djajtë e Kuq pritet të kalojnë një verë të nxehtë në merkato me Morata dhe Perisic që janë lojtarët më të përfolur.