Kryesia e Partisë socialiste në mbledhjen e mbajtur pas fjalim të presidentit Ilir Meta, solli vendim për fillim të procedurës për shkarkimin e tij.
Zëdhënësja qeveritare dhe ministre për bashkëpunim me Parlamentin, Elisa Spriopali kumtoi se procedurën e fillojnë të enjten në shtëpinë ligjdhënëse.
“Kryesia e Partisë socialiste diskutoi për aktin brutal të Ilir Metës ndaj Republikës parlamentare të Shqipërisë. Kryesia vendosi të enjten të mbajë debat parlamentar, duke i paraqitur argumentet për atë se si Ilir Meta e sulmoi Republikën dhe trilloi institucion që nuk ekziston në asnjë shtet të botës, që quhet dekret i anuluar. Në fund, kjo do të kalojë në kompetenca të Komisionit qendror zgjedhor për ta shqyrtuar nga pikëpamja juridike. Ilir Meta e humbi të drejtën për të qëndruar në atë zyre. Të enjten do ta fillojmë procedurën për revokimin e Ilir Metës nga funksioni i presidentit. Është detyrë e jona ta mbrojmë Kushtetutën”, tha Spiropali.
Vendimi i kryesisë partiake është i pritur duke e pasur parasysh deklaratën e djeshme të kryeministrit dhe lider i partisë, Edi Rama nga Burreli, ku mori pjesë në tubim zgjedhor me të cilën paralajmëroi largim të presidentit Ilir Meta, duke thënë se “vetë e shkroi fatin dhe se e ka humbur të drejtën për të mbetur në atë funksion”.
Presidenti Ilir Meta ndërkaq në fjalimin e jashtëzakonshëm sot në mëngjes, në orën 8:00, i arsyetoi shkaqet për vendimin e sjellë për anulim të dekretit për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe theksoi se “pa datë të cilën do ta caktojë Presidenti, nuk ka zgjedhje”.
Ai shtoi se për këtë hap ka vendosur me qëllim të parandalimit të eskalimit të konfliktit qytetar dhe nxitjes së dialogut. (koha.mk)