Tiranë, 26 qershor – Partia Socialiste e Shqipërisë, e kryeministrit aktual Edi Rama, është fituese e zgjedhjeve parlamentare, tregojnë rezultatet e sondazheve dalëse, sipas të cilave, kjo parti do të fitojë mes 45 dhe 49 për qind të votave. Sipas sondazheve, të shpallura nga agjencia italiane “IPR marketing”, Partia Demokratike opozitare ka marrë rreth 34 për qind të votave. Sipas projeksioneve të bëra në bazë të këtyre rezultateve, Partia Socialiste do të mund të marrë më shumë se gjysmën e vendeve të deputetëve nga gjithsej 140 deputetë.