Bruksel, 20 nëntor 2018 – Eurodeputetët Tanja Fajon dhe Knut Flekenshtajn paralajmërojnë se precedenti me azilin për Gruevskin mund të ketë pasoja serioze për rajonin.
“Ligjet për azil janë krijuar që t’i mbrojnë njerëzit të cilët ikin nga lufta dhe persekutimi, në vend të kësaj qeveria hungareze i shfrytëzon që të mbrojë një aleat politik nga pasojat e veprave të tij. Pasi që azili është kompetencë e Komisionit Evropian, ai duhet ta shqyrtojë rastin dhe të vlerësojë se a janë shkelur ligjet”, porositën deputetët
Eurodeputetët situatën e quajnë “ironi të hidhur” duke marr parasysh se qeveria e Orbanit me vite demonizon azil kërkuesit.
Ish-kryeministri i Maqedonisë i cili ka arritur në Hungari duke shfrytëzuar dokumente ilegale dhe ka dënim me burg në vendin e tij është pranuar krahë hapur