Shkup, 5 nëntor 2018 – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski së bashku me nënkryetarin Aleksandar Nikolovski dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Vllatko Gjorçev sot realizuan takim me kryetarin e Këshillit Nacional të Austrisë, Volfgang Sobotka.
Në takim është biseduar për shumë tema të rëndësishme për prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë dhe për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend.
Kryetari i partisë Mickiski gjatë takimit ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij për përndjekjen politike që e zbaton Qeveria, nëpërmjet rasteve të montuara dhe keqpërdorimin e institucioneve.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së theksoi se sjellja e pushtetit ndaj kundërshtarëve politik është larg vlerave perëndimore dhe evropiane drejtë të cilave synon Maqedonia.
Bashkëbiseduesit folën edhe për prioritetet në reforma që janë të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në BE dhe në NATO.
Në takim u theksua edhe se e rëndësishme është mbështetja e Republikës së Austrisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe në NATO, por prioritet është që vendi seriozisht të merret me reforma të cilat fatkeqësisht pushteti i ka anashkaluar.
Qendra për komunikim me publikun e VMRO-DPMNE-së