Shkup, 5 nëntor – Kryetari i Këshillit nacional të Republikës së Maqedonisë, Volfgang Sobotka sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar është parashikuar që Sobotka të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Pas takimit parashikohen deklarata për mediat. Austriaku do të mbajë fjalim para deputetëve në seancën e 63-të kuvendore.
Është parashikuar që ai të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për politikë të jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Antonio Milloshoski dhe me anëtarët e Komisionit.