Kryeministri çek Bohusllav Sobotka nuk do të japë sot dorëheqje, por planifikon këtë ta bëjë nga mesi i këtij muaji, deklaroi zëdhënësi i tij. Siç theksohet, Sobotka do ta informojë shefin e shtetit Millosh Zeman për situatën në koalicionin qeveritar dhe do të caktojë datë kur zyrtarisht do të japë dorëheqje, me siguri pas kthimit të tij nga Kina në gjysmën e dytë të muajit maj. Sobotka papritur të martën publikoi se ai dhe Qeveria e tij do të tërhiqen nga pozitat, gjashtë muaj para skadimit të mandatit të tij.