Los Anxhelos, 20 nëntor – Reperi Snup Dog fitoi yllin e tij në Shtegun e personave të famshëm.
Në solemnitet të pranishëm ishin anëtarët e familjes së tij, si dhe shumë miq dhe bashkëpunëtorë të reperit, ndërsa moderator i ngjarjes ishte komiku Xhimi Kimel.
Pas falënderimit ndaj familjes dhe kolegëve, Dog i’u falënderua edhe vetes së tij.
“Do të dëshiroja t’i falënderohem vetes, se besoj në veten time dhe me mund kam punuar”, theksoi reperi në fjalimin e tij.
Snup Dog u paraqit në rap skenën në vitet e hershme të nëntëdhjeta dhe deri tani ka nxjerrë në shitje 16 albume, ndërsa u paraqit edhe në disa filma.