Tunelet në Afganistan që i shfrytëzojnë luftëtarët e SHI-së, ndërkaq të cilat ishin cak i bombardimit amerikan me “nënën e të gjitha bombave”, janë bërë me urdhër të CIA-s, shkroi në Tuiter Eduard Snouden, ish-pjesëtar i NSA-së amerikane. “Ato tunele muxhahedine që i bombarduam në Afganistan? Ne i kemi paguar”, kumtoi Snouden dhe publikoi një fragment nga Njujork Tajms në të cilin ceket se tunelet në një pjesë të pakalueshme të Afganistanit i ka financuar CIA në mënyrë që të ndërtojë kompleks për muxhahedinë gjatë luftës me BRSS-në.
Në tekst shkruan se në ndërtim ka marrë pjesë ndërmarrja ndërtimore e babait të Osama bin Ladenit, më vonë lider i Al Kaedës. Përmendet edhe se Bin Laden vetë ka drejtuar buldozerin me të cilin janë ndërtuar tunelet. Armata amerikane ndaj atyre tuneleve e hodhi bombën më të madhe jobërthamore të bërë ndonjëherë, të ashtuquajtur “nëna e të gjitha bombave”. Sulmi u krye në marrëveshje me autoritetet në Afganistan dhe më pas jetën e humbën 94 pjesëtarë të SHI-së.