Adhuruesi i futbollit, Snoop Dogg, ka apeluar tek fuqitë sportive të Amerikës që t’ua rrisin pagesën ekipit të femrave në futboll pasi që kanë fituar Kupën e Botës ditë më parë në Francë.
Ekipi e ngriti trofeun për të katërtën herë të dielën e kaluar pasi që mposhti Holandën në Francë, dhe Snoop, sikurse edhe shumë mbështetës të tjerë, janë të befasuar se sa më pak paguhen femrat në krahasim me meshkujt.
“Ato marrin vetëm 90.000 dollarë për lojtar por meshkujt, nëse e fitojnë kupën, ata fitojnë 500.000 dollarë për lojtar”, thotë ylli i “Gin & Juice” në një vidoe të postuar online, shkruan KOHA DItore. Tutje ai thotë që ekipi i meshkujve kurrë nuk ka fituar asgjë dhe as që do të fitojnë ndonjëherë, pasi nuk e kanë kaluar kurrë as raundin e parë. Kështu që, apelon ai, duhet të paguhen femrat.
“Femrat duhet të paguhen 500.000 dollarë për lojtare. Snoop Dogg thotë kështu”.