Wesley Sneijder ka kërcënuar se nuk do të luajë më në Katar pasi është larguar me karton të kuq në fitoren 2-0 të ekipit të ij ndaj Qatar SC.
Mesfushori 34-vjeçar është parë duke bërtitur: Kjo është hera e fundit që luaj në Katar,” pasi i është treguar kartoni i kuq në sekondat e fundit të takimit.
Sneijder humbi toruan teksa po futej në tunelin e stadiumit dhe ka hequr shiritin e kapitenit në nerva e sipër.
Ish-lojtari i Real Madrid dhe Inter shënoi një dopietë përpara se të largohej me të kuq. Gjithsesi, kur u qetësua, holandezi u tërhoq nga pretendimet e thënë në një moment gjaknxehtësie, duke thënë se është i lumtur në Katar.
“Kur luaj futboll ndonjëherë reagoj ashtu në gjaknxehtësi e sipër. Ishte një i kuq që nuk e meritoja. Më pëlqen të jetoj dhe të luaj në Katar!”
https://twitter.com/twitter/statuses/1060891732852662276