– Sindikata e Mbrojtjes dhe Sigurisë (SMS) sot në pres konferencë e tregoi revoltën e të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në ARM, për shkak siç potencuan, mosrespektim dhe zvogëlim të të drejtave të marrëdhënies së punës të të punësuarve në MM dhe ARM.
Qeveria, më 22 janar të vitit 2019, siç konfirmojnë, ka sjellë një dekret me të cilin nuk vlen më rregullorja për përcaktimin e specialiteteve me rëndësi të veçantë për ARM-në.
Sindikata kërkon nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska sjelljen e vendimeve të reja ligjore dhe menjëherë të fillojë me respektimin e të drejtave të marrëdhënies së punës në pjesën e shtesave dhe kompensimeve të pagave në pajtim me Ligjin për marrëdhëniet e punës.
“Kërkojmë rritjen e pagave në MM dhe në ARM më së paku për 10 për qind dhe rritja e mëditjes si kompensim i detyrës me kujdestari, roje, në terren, sigurimit të kufirit shtetëror dhe të ngjashme, nga 610 denarë të deritanishme, për 25 orë angazhim, në tetë për qind neto pagë mesatare respektivisht 2.000 denarë”, tha kryetari i Sindikatës Risto Ajtov.
Nga SMS paralajmëruan se nëse vazhdon zvogëlimi dhe mosrespektimi i të drejtave të marrëdhënieve të punës në pjesën e shtesave dhe kompensimeve të pagës, do të ngrenë çështje gjyqësore para gjykatave kompetente.
“Dyshojmë se arsyeja është që të humbet motivi për padi për shkak se kjo është e drejtë nga marrëdhënia e punës, dhe punonjësit në gjykatë e fitojnë rastin. Më së paku 50 pikë, për shkak se Ligji thotë se shtesat e pagave për këtë rregullore janë prej 50 deri 1.300, që do të thotë çdo padi gjykata do të dënojë në dobi të punëtorit me më së paku 50 pikë në nivel mujor, ndërsa e shndërruar në para janë mbi 2.000 denarë për njeri. E drejta e kërkesës vjetërsohet tre vjet më vonë”, sqaroi Ajtov.
Shtoi se tanimë kanë dërguar kërkesë për takim me ministren Shekerinska me të cilën do të bisedonin në këtë temë, por akoma nuk kanë përgjigje.
Ajtov informon se SMS tani përgatit Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje dhe Ligjit për shërbim në ARM.
Siç thanë mes të tjerash në pres konferencën e sotme, MM një periudhë më të gjatë nuk paguan kompensime të pagave, siç janë kompensimi i punës për festa, për punën në ditën e pushimit javor, në turne, për punë nate, për punë jashtë orarit, harxhime për udhëtim zyrtar në vend dhe kompensimi i pagave bonus nëse ka realizuar më shumë se 150 orë jashtë orarit të punës gjatë vitit. (koha.mk)