Një instruktore e fitness-it në Britani ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të bërë ushtrimet e ndryshme fizike me klasën e saj. Jeni duke menduar për ndonjë ushtrim të veçantë? Në fakt, i gjithë sekreti qëndron te lakuriqësia, pasi kjo trajnere i zhvillon e zhveshur orët e ushtrimeve me klasën. Helen Smith mendon se kjo i ndihmon ata të shohin më qartë lëvizjet dhe t’i bëjnë më saktë ato.
“Përfitimi kryesor nëse i bën këto ushtrime pa asnjë rrobë në trup, pra nudo, është që pjesëmarrësit i shohin më mirë lëvizjet që bën instruktori. Për shembull, nëse jeni duke shtrirë muskujt, por jeni të veshur është më e lehtë të thuash nëse jeni duke vepruar mirë dhe kur është e nevojshme ta ripërsëritni. Gjithashtu nuk e vrisni shumë mendjen për të larë rrobat e djersitura të palestrës”,- ka treguar instruktorja.
Klasa përbëhet nga 10 persona të moshave 33-70 vjeç. I gjithë qëllimi është që individët të kryejnë ushtrime normale njësoj si në palestër, por me ndryshimin e vetëm që të gjithë janë lakuriq dhe të gjithë duhet të ndihen se nuk janë duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Gjatë zhvillimit të ushtrimeve të ndryshme nuk ndodh asgjë që nuk duhet dhe madje nëse dikush tenton të tallet apo nuk ndihet rehat mund të largohet pa diskutim. Kjo ide i lindi instruktores Helen Smith dy vite më parë pasi vizitoi një plazh nudist në Francë.
Duke qenë se njerëzit gjithnjë e më shumë po e “përqafojnë” natyralizmin dhe lakuriqësinë, ideja e realizimit të diçkaje kaq origjinale dhe interaktive bëri që Smith të organizonte mësimin e ushtrimeve në një mënyrë të tillë. Në këtë klasë zhvillohen ushtrime të ndryshme, si vrapi, çiklizmi ngritja e peshave e te tjera. Gjithçka ka të bëjë me normalizimin e formën e njeriut. Duket se pjesëmarrësve po u pëlqen gjithnjë edhe më shumë kjo gjë. “Padyshim që do rikthehesha”,- është shprehur një nga të anëtarësuarit e klasës. Aty nuk mund t’u fshihesh rrobave.