Ajo quhet Beatriz Espejel, është 29 vjecc dhe është gruaja e Koke, mesfushor dhe simbol i Atletico Madrid. Ndryshe nga shumë bashkëshorte të tjera futbollistësh, ajo nuk është një modele (edhe pse nuk i mungon asgjë për të qenë), por një mësuese: titull që e ka fituar pasi ka marrë një diplomë në edukim fizik dhe anglisht. Kohët e fundit, ajo ka folur për jetën e saj profesionale në profilin që ka hapur para pak kohësh në Instagram, ku i ka kthyer përgjigje pyetjeve të ndjekësve të saj.Në një Instagram Stories të publikuar kohët e fundit, Beatriz ka shkruar se ka patur shumë vështirësi për të zhvilluar punën për të cilën ka studiuar shumë:
“Duket se disa shkolla nuk besojnë se unë kam aftësitë e duhura për të dhënë mësim, sepse jam gruaja e një futbollisti”, ka shpjeguar ajo. “Do të doja të trajtohesha si një mësuese normale dhe jo si gruaja e Koke”.
E konsideruar si një nga 10 “wags”-et më të mira të edicionit të kaluar të Champions League, bashkëshortja e lojtarit të Atletico Madrid ka zbuluar edhe projektin që do të realizojë në të ardhmen me burrin e saj: hapjen e një qendre sportive.
“Kur Koke të tërhiqet nga futbolli do të mund t’i dedikohem plotësisht këtij projekti, për momentin jeta jonë është pak e çmendur”.