Lëvizja e pulsit që bëhet për të kontrolluar smartwatch është i mjaftueshëm për të ushqyer baterinë, dhe kjo falë nanogjeneratorëve triboelektrik që konvertojnë lëvizjen në elektricitet. Ky është rezultati i kërkimit të Advanced Institute of Technology i Samsung, publikuar në revistën shkencore APL Materials. Studiuesit e institutit koreanojugor kanë treguar aftësinë e energjisë mekanike, të prodhuar nga lëvizjet e trupit, për të ushqyer pajisjet si smartwatch apo smartphone. “Kemi studiuar mundësinë e ushqimit të pajisjeve të tilla duke përdorur energjinë mekanike të gjeneruar nga lëvizjet njerëzore. Kemi konfirmuar se energjia mekanike transformohet në elektricitet, energji e gjeneruar nga lëvizjet e përditshme të një krahu mund të mbulojë konsumin e një smartwatch, madje dhe të një smartphone në stand-by”, ka thënë Hyeon-Jin Shin, një nga autorët e studimit.