Sipas një studimi të Brandon McDaniel, profesor në Illinois State Universit, botuar në revistën Child Development, nëse prindërit kalojnë shumë kohë me përdorimin e Smartphone-ve, fëmijët e tyre mund të manifestojnë probleme karakteriale, të sjelljes, kapricio, shqetësime e deri në hiperaktivitet. Ekspertët amerikanë studiuan 170 familje me fëmijë të vegjël, duke i pyetur prindërit respektiv në lidhje me marrëdhënien që kishin ata me teknologjinë dhe Smartophone-t në veçanti, si dhe masën e ndikimit të këtyre marrëdhënieve në raport me fëmijët. Më shumë se gjysma e të intervistuarve deklaruan se Smartphone-t dhe dispozitivë të tjerë, ndërprisnin raportin me fëmijët së paku tre herë në ditë, kur ata i përgjigjeshin email-eve, mesazheve, apo chat-ve me të tjerë. Doli se ekzistonte një marrëdhënie në linjë të drejtë mes problemeve në sjellje që manifestonin fëmijët dhe frekuencës së përdorimit të Smartphone-ve dhe teknologjive të tjera, gjatë aktivitetit në familje.