Smartphone që kushton më pak se 300 dollarë

Më në fund ka mbërritur Huawei P Smart Z, smartphone i fashës së mesme dhe është ashtu siç e kishim imagjinuar. Smartphone ka një raport të mirë mes çmimit dhe karakteristikave teknike. Huawei P Smart Z ka dy karakteristika interesante që ia vlen t’i merrni në konsideratë për ta blerë: Fotokamera “pop-up” e përparme dhe bateria 4000 mAh. Dizajni, falë edhe zgjedhjes së fotokamerës, është tërësisht borderless dhe pa notch. Ekrani është 6,59 inç me raport 19,5:9.

Huawei P Smart Z ka procesor SoC Hisilicon Kirin 710F octacore me GPU Mali G51, 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme që mund të zgjerohet deri në 512 GB me kartë MicroSD. Ekrani është 6,59 inç LCD TFT, me rezolucion FHD+ 2.340×1080 dhe dendësi 391 ppi. Fotokamera e përparme “pop up” është 16 MP f/2.2, ndërsa fotokamera në pjesën e pasme është 16 MP f/1.8 pranë një tjetre 2 MP.

Sensori për gjurmët dixhitale është i pozicionuar në pjesën e pasme, në qendër. Bateria është 4.000 mAh. Sistemi Operativ është Android 9.0, i personalizuar me EMUI 9.0. Çmimi i smartphone të ri Huawei P Smart Z është 279,90 euro, ku përfshihet edhe mbushësi 15 Watt, kabllo USB-C dhe kufje me portë hyrëse 3,5 mm.