Smartphone po ndryshon mënyrën si ecim

Smartphone ka ndryshuar mënyrën tonë të ecjes. Kur ne i përdorim gjatë ecjes, nuk shohim ku i hedhim këmbët pasi jemi të fiksuar pas ekranit. Pra, ecja jonë në fund rezulton të jetë më “i njëanshëm”. Kështu thotë një studim i Anglia Ruskin University, publikuar nga Plos One.
Studimi ka analizuar 21 persona me gjurmues okularë dhe sensorë analizash të lëvizjes, duke i vënë para pengesa që për nga gjatësia ishin të ngjashme me frenuesit e rrugës. Më pas ekzaminuan 252 skenarë të ndarë, që parashikonin teksa ecnin duke lexuar mesazhe apo diçka tjetër. Nga rezultatet doli se ata që përdornin telefonin kishin tendencën të shihnin më pak në tokë dhe për pak kohë.
“Duke përdorur telefonin, përshtatim stilin tonë të ecjes në mënyrë të tillë që të përballojmë pengesat statike në mënyrë të sigurt”, thotë studimi.
Shkak për këtë studim janë bërë dhe incidentet e ndryshme, që fatkeqësisht kanë përfunduar dhe me humbje jete, pasi njerëzit kanë qenë të pavëmendshëm dhe me sytë tek ekrani i smartphone. Kina ka nisur të bëj trotuare të veçanta për këmbësorë që përdorin celularët.