Pritet që së shpejti të vijë smartfoni i ri i kompanisë së njohur Blackberry, por ky smartfon do të vijë me një dizajn krejt tjetër, që do të thotë s’do të ketë tastierën QWERTY. TCL, kompania kineze e cila tani prodhon të gjitha pajisjet e Blackberryt, së shpejti do të lansojë telefonin e ri pa tastierë i cili do të shoqërojë modelin KeyOne. Francois Mahieu, kreu i departamentit të shitjes në TCL, thotë se smartfoni vjen me ekran të ndjeshëm në prekje dhe se do të kushtojë sikurse KeyOne, diku rreth 549 dollarë. Gjithashtu, thuhet se smartfoni i ri do të jetë smartfoni i parë i Blackberryt që do të jetë rezistent ndaj ujit.