Romë, 25 tetor – Nuk ka më ëmbëlsira apo videolojëra që i mbajnë të gozhduar, pasi tani janë smartfonët që po mundin të gjitha format e argëtimit dhe kalimit të kohës te fëmijët, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s
Telefoni celular është i dashur nga shtatë në 10 fëmijë, të cilët kalojnë më shumë se dy orë në ditë para ekranit të tij.
Anketimi përfshiu 7 000 prindër nga 10 vende europiane dhe të Lindjes së Mesme, përfshirë Italinë.
Sipas kërkuesve shkencorë, smartfonët janë kalimi i preferuar i kohës ku përfshihen 71% e fëmijëve italianë (më shumë se mesatarja e 10 vendeve, që është 58%).
Nga këto kërkime evidentohet tablet me 60%, video games me 40%, TV 63%, ndërkohë që ëmbëlsirat, karamelet, patatinat dhe kokoshkat mbeten në nivelin 37%.
Në favor të smartfonëve janë aplikacionet e panumërta për lojëra për të gjitha moshat dhe aftësitë që këto pajisje teknologjike ofrojnë.