Smartfonat i zëvendësuan gazetat në tualete!

Një hulumtim i realizuar nga kompania për siguri në internet NordVPN, me rreth 10 mijë të anketuar, ka zbuluar se 65 për qind prej tyre i shfrytëzojnë smartfonat gjatë qëndrimit në tualet

 

Njerëzit kanë shprehi të ndryshme gjatë qëndrimit në tualet. Disa nuk i takojnë grupit që dëshirojnë shpejt të lirohen nga ngarkesa fiziologjike. Përderisa ka të tjerë të cilët kërkojnë arsye për të humbur kohën gjatë periudhës sa qëndrojnë në tualet. Një hulumtim i realizuar nga kompania për siguri në internet NordVPN, me rreth 10 mijë të anketuar, ka zbuluar se 65 për qind prej tyre i shfrytëzojnë smartfonat gjatë qëndrimit në tualet. Spanja, Polonia dhe ShBA-ja e përbëjnë treshen e parë të shteteve ku më së shumti përdoren smartfonat në tualete. Në fund të listës prej dhjetë vendeve gjendet Australia, Britania e Madhe, dhe Gjermania. Ndërkohë, pjesë e kësaj anekete janë edhe Lituania, Kanada, Holanda dhe Franca.

SMARTFONI NË TUALET MË I ZAKONSHËM TE GJENERATA NGA 24 DERI 41 VJET

Advertisements

“Nga të gjitha vendet e anketuara, spanjollët kanë nevojë më shumë për teknologjinë. Gati 80 për qind e të anketuarve në Spanjë thanë se argëtohen me një telefon kur e shfrytëzojnë tualetin, respektivisht 42 për qind pranuan se e bëjnë këtë shpesh dhe 12 për qind janë deklaruar se e bëjnë këtë vetëm ndonjëherë”, thonë nga NordVPN. Pas saj renditet Polonia, ku mbi 72 për qind e të anketuarve janë shprehur se i përdorin smartfonat në tualet, ShBA-ja (70 për qind), Lituania (66 për qind), Kanadaja (65 për qind), Holanda (64 për qind), Franca (63 për qind), Australia (62 për qind) dhe e parafundit është Mbretëria e Bashkuar, ku afërsisht 60 për qind e të anketuarve i përdorin telefonat në tualet. “Gjermania është në fund të listës – vetëm 54 për qind e të anketuarve përdorin smartfonin e tyre në tualet. Rreth 37 për qind e gjermanëve thanë se nuk e bëjnë kurrë këtë, ndërsa afërsisht 9 për qind nuk posedojnë smartfon”, thonë nga NordVPN.

FOKUSI NË RRJETET SOCIALE

Shfrytëzimi më madh i smartfonëve në tualet bëhet për të shikuar risitë në rrjetet sociale. Mbi 53 për qind e të anketuarve janë deklaruar se ky është aktiviteti më i shpeshtë që e bëjnë. Posaçërisht kjo është e popullarizuar në mesin e të anketuarve në Spanjë (64.8 për qind) dhe Mbretërinë e Bashkuar (61.6 për qind). Nga vendet e anketuara, përdorimi i medieve sociale është më pak i popullarizuar në mesin e lituanezëve (37.3 për qind). Ata preferojnë të kalojnë kohën e tyre duke lexuar ose dëgjuar lajme (44.7 për qind). Nga vendet e anketuara, siç është rasti me Kanadanë, më tepër u pëlqejnë më shumë lojërat. Gati 40 për qind e të anketuarve e kalojnë kohën duke luajtur në tualet.

Amerikanët janë më miqësorët e grupit. Nga vendet e anketuara, të anketuarit në ShBA kanë më shumë gjasa të kontaktojnë me të dashurit e tyre, gjegjësisht 39.3 për qind e tyre zgjedhin t’i telefonojnë ose t’u dërgojnë mesazh njerëzve ndërsa janë në tualet. Polakët janë pothuajse po aq social – 34 për qind e të anketuarve thanë se u telefonojnë ose u dërgojnë mesazhe njerëzve. Ata gjithashtu kënaqen duke shikuar video ose filma (31.1 për qind), duke lexuar lajme (37.3 për qind) dhe duke përdorur mediet sociale (49.4% për qind). Disa zgjedhin ta përdorin këtë kohë për të qëndruar produktiv. Kur gjermanët (14.8 për qind) dhe australianët (14.6 për qind), qëndrojnë në tualet ata e shfrytëzojnë kohën për të planifikuar ditën e tyre. Francezët e ndajnë kohën e telefonit në banjë midis aktiviteteve të ndryshme duke filluar nga shfrytëzimi i mediave sociale (55.7 për qind), lojëra (33.3 për qind) dhe leximi i lajmeve (32.5 për qind).

KUSH KA PASUR MË SHUMË AKSIDENTE NË TUALET?

Qëndrimi me smartfon në tualet ndodh edhe të shkaktojë aksidente. Të anketuarit në ShBA dallohen për këto situata. Mbi 20 për qind e tyre janë deklaruar se u ka rënë telefoni në tualet. Përvojë të ngjashme kanë edhe holandezët, ku 16 për qind prej tyre smartfonat i kanë gjetur në fund të tualetit. Lituanezët kishin më pak gjasa të linin telefonin e tyre t’u bjerë nga dora – vetëm 10.2 për qind e të anketuarve pranuan se kishin pasur një incident të tillë. Gjermanëve gjithashtu nuk kanë gjasa t’u bjerë telefoni e tyre – vetëm 11.9% thanë se u kishte rënë.