Smart njihet për veturat e saj të vogla për dy persona, ndërsa modeli Maybach i kompanisë Mercedes është veturë e madhe dhe shumë luksoze. Një kombinim i këtyre dy kompanive do të sillte një veturë të vogël urbane, por edhe mjaft luksoze, njofton motor1.com. Peisert Design ka realizuar disa punime dizajni se si do të dukej kjo veturë e kombinuar ndërmjet kompanisë Smart dhe asaj Maybach. Megjithatë, për momentin kjo mbetet vetëm si ide, pasi mbetet të shihet se a do të pranohet nga të dyja kompanitë.