Mbrojtësi i Unitedit, Chris Smalling për BT Sport ka deklaruar se ekipi i tij bëri një paraqitje të mirë dhe ishte mëkat nuk arriti ta gjente rrugën e golit.
“Djajtë e Kuq” pësuan 0 me 1 në shtëpi ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e kjo humbje ia vështirëson punët edhe më tepër pasi duhet ta përmbysë rezultatin në Camp Nou për të prerë biletën për gjysmëfinale, transmeton Koha.net.
“Bëmë presion të lartë dhe ua vështirësuam gjërat. Është mëkat që nuk shënuam. Mendoj se krijuam disa raste shumë të mirë”, u shpreh Smalling. “Në pjesën e parë patëm një fazë ku sulmuam por pastaj u dukëm mjaft nervoz, por pas pjesës së parë ne morëm sërish iniciativën”.
Ai ka theksuar se, “ishim të vetëdijshëm se duhet ta sillnim atë intensitet me të cilin Barça nuk është e mësuar”.