Bruksel, 3 dhjetor – Situata mes shtetit të Rusisë dhe vendeve baltike vetëm se po shkon duke u acaruar dhe tensionuar akoma më shumë, kjo për shkak të kaluarës historike të këtyre shteteve.
Aleanca më e madhe ushtarake në botë, NATO, ia ka bërë me dije sot shumë çartë shtetit rus, duke thënë se do të përgjigjen ndaj çdo sulmi që ata pretendojnë t’i bëjnë Polonisë apo vendeve baltike.
Kështu ka deklaruar sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke thënë se ky sinjal i fuqishëm po i dërgohet vetëm Rusisë.
“Përmes prezencës së forcave të NATO-s në Poloni dhe në vendet baltike, ne po i dërgojmë Rusisë një sinjal shumë të fuqishëm: nëse sulmohet Polonia apo vendet baltike, e tërë aleanca do të reagojë”, ka thënë ai para nisjes së samitit të NATO’s, raporton Reuters.
Stoltenberg po ashtu tha se NATO nuk ka listë të armiqve, por aleanca do të reagon kurdo që të jetë e nevojshme.(koha.mk)