Shkup, 23 qershor – Në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan, është përkujtuar dëshmori i kombit dhe njëherit luftëtari i të trija emblemave të ushtrive çlirimtare, Beqir Sadiku “Komandant Sllupçani”. Për të nderuar veprën e lavdishme të Komandant Sllupçanit, kishin ardhur familjarë e bashkluftëtarë, të cilët fillimisht bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, kurse më pas vazhduan me tubim përkujtimor si dhe me përurimin e Sheshit Beqir Sadiku, raporton MTV2, transmeton gazeta KOHA.
“Sot, jemi në vnedin më të sigurt, në sheshin Beqir Sadiku, që do të mbaj emrin, nëpër këtë shesh kaloi Harun Aliu, Komandant Guri, Tigri, e Sokoli, si dhe me qindra ushtarë që lëshuan zërin e arsyes nën Brigadën 113 Ismet Jashari”, u shpreh Xhemail Sejdia, professor i Historisë.
“Njikohësisht edhe mburremi, por edhe ndajm dhembjen bashkë me ju, sepse sot Sllupçani dhe shqiptaria e ka një pike referimi e ajo pike referimi është Sheshi Beqir Sadiku”, theksoi mes tjerash vëllai i “Komandant Sllupçanit”, Arben Sadiku.
“Sot, kujtojmë komandantin dhe luftëtarin e tri luftrave çlirimtare, emrin e të cilit do ta mbaj edhe ky shesh, Beqir Sadiku, kjo është histori më vete pasiqë historia e luftës së vitit 2001 nuk mund të shënohet pa veprimtarinë e komandantit tonë”, tha mes tjerash Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës.
Më pas kreu i Komunës Erkan Arifi, vajza e dëshmorit, Lorina Sadiku, si dhe bashkëluftëtarë të Komandant Sllupçanit, shpalosën pllakën e sheshit në fshatin Sllupçan me emrin e dëshmorit të kombit Beqir Sadiku. (koha.mk)