Lubjanë, 7 prill – Kryeministri slloven Janez Jansha paralajmëroi se tashmë nga java e ardhshme, gjegjësisht nga e marta, do të fillojnë me heqjen graduale të përkufizimit të vendosura me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit.
Qeveria sllovene, me tjerash, përgatit plan për aktivizim gradual të disa kapaciteteve prodhuese, shërbyese dhe transportuese.
“E shqyrtojmë mundësinë për hapjen e atyre ndërmarrjeve të cilat mund të sigurojnë punë, duke i ndjekur rekomandimet për distancë të njerëzve, si dhe dezinfektim të duarve dhe mbajtjen e masave mbrojtëse”, deklaroi Jansha.
Kryeministri tha se ka plan edhe për uljen e përkufizimit të lëvizjes së njerëzve.
Partitë opozitare tashmë zyrtarisht kanë kërkuar nga qeveria të fillojë me kthimin e shtetit në gjendje normale dhe heqje me plan të përkufizimit të vendosur për parandalim të përhapjes së pakontrolluar të koronavirusit.(koha.mk)