Sllovenia me ligje të reja përgatitet për valën e dytë të koronavirusit

175

Lubjanë, 29 qershor – Qeveria sllovene po përgatit disa ligje të reja në mënyrë që vendi të përgatitet për valën e dytë të koronavirus që pritet në vjeshtë, transmeton korrespodenti i MIA-s nga Lubjana.

Ndër të tjera, ligjet, të cilat së shpejti do të hyjnë në procedurën parlamentare si veprim emergjent, parashikojnë që shteti të ndihmojë financiarisht pagat e punëtorëve që do të duhet të vendosen në karantinë.

Për më tepër, do të vendoset edhe përdorim i detyrueshëm i aplikacionit celular për të gjithë ata që janë pozitivë ndaj virusit, ndërsa qëllimi është të monitorohen kontaktet e atyre njerëzve për të zvogëluar shanset për përhapjen e koronavirusit. Ata që janë në vetizolim ose karantinë gjithashtu do të duhet të kenë aplikacionin, dhe kështu do të dihet nëse personat po shkelin këtë masë.

Ndryshe, sipas informacionit të sotëm nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Slloveni, janë konfirmuar katër raste të reja të koronavirusit nga 300 testime.

Comments are closed.