Lubjanë, 24 shkurt – Në Slloveni sot hyn në fuqi Ligji i ri, me të cilin çiftet gej do të kenë të drejta të njëjta si dhe çiftet heteroseksuale, por nuk u lejohet të adoptojnë fëmijë. “Dasma e parë mes dy grave do të mbahet të dielën në Maribor”, deklaroi shefja e shërbimit për martesa në Maribor, Ksenija Klampfer. Ajo theksoi se është shumë e lumtur dhe krenare që do të lidhë martesën e parë të gjinisë së njëjtë. “Ne besojmë se martesat e tilla janë hap i rëndësishme për formimin e një shoqërie inkluzive, në të cilën njerëzit do të kenë të drejta të barabarta”, tha Klamfer.