Shkup, 8 janar – Zhan Medved, sulmues 20-të vjeçar nga Sllovenia mund të jetë përforcimi i radhës i KF Shkëndija bën të ditur sportmedia, përcjellë gazeta Koha. Thuhet se menaxheri i futbollistit dhe drejtuesit e kuqezinjve kanë realizuar kontaktet e para.
Ndryshe, Medved vjen nga shkolla e Mariborit, derisa ka luajtur për klubet sllovene, ndërsa në Itali ka luajtur për skuadrën e kategorisë së ulët Pezaro. Aktualisht është futbollist i Olimpia, skuadër kjo e cila e ka huazuar te anëtari i Ligës së dytë Fuzhinar.
Ndërkohë, marrëveshja i përfundon në qershor, ndërsa menaxheri i tij shpreson që të njëjtën ta prish me qëllim që futbollisti i tij të transferohet te Shkëndija. (koha.mk)