Lubjanë, 5 tetor – Në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që fillon sonte në Bërdo afër Kranj, qeveria sllovene vendosi ta kufizojë ose ndalojë lëvizjen sot dhe nesër në zona ose vende publike në Lubjanë, Bled dhe Bërdo afër Kranj, për çka është theksuar, prishje të mundshme serioze të rendit të qetësisë.
Nga mëngjesi janë vendosur rrethoja mbrojtëse në qendër të Lubjanës, ndërsa pjesëtarët e policisë janë në terren.
Sllovenia është nikoqir i Samitit si vend kryesues me BE-në, ndërsa sot pritet ardhja e përfaqësuesve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor sepse për sonte është planifikuar darkë joformale.
Vendimi i Qeverisë për lëvizjen e kufizuar në disa zona i mundëson policia që të ndërmarrë aksion kundër grupeve që do të mblidhen në zonat e përfshira me ndalesën