Lubjanë, 23 prill – Gjithsej 111 të huaj, të cilët ilegalisht e kanë kaluar kufirin slloveno-kroat fundjavën e kaluar, janë arrestuar, tregojnë burimet policore të Novo Mestos, Celje dhe Koper, përcjellë KOHA.
Policia sllovene tashmë ka dorëzuar 30 persona në Kroaci, derisa 12 kanë kërkuar azil në Slloveni.
Policia në Novo Mesto të premten ka arrestuar 67 të huaj, prej të cilëve 23 marokenë, 20 nga Algjeria, 11 nga Bangladeshi, katër nga Turqia, tre nga Libia dhe nga një nga territoret palestineze, Kuba, Nigeria dhe Irani, Të gjithë fillimisht duhet të marren në pyetje nga ana e policisë.
Në Novo Mesto, dje është arrestuar një shtetas 37-vjeçar i Britanisë së Madhe, i cili në mënyrë rë paligjshme ka transportuar katër egjiptianë në makinën e tij me targa sllovene. Shtetasit egjiptian i janë dorëzuar Kroacisë.
Policia në Koper ka regjistruar 37 emigrantë ilegalë nga e premtja e deri më sot në mëngjes.
Deri më tani, 23 tashmë janë kthyer në Kroaci, ndërsa njëri do të dërgohet sot.
Rreth dhjetëra persona kanë kërkuar mbështetje ndërkombëtare.
Të huajt vijnë nga Turqia. Prej tyre 19 janë nga Siria, katër nga Iraku, dy nga Kosova dhe një nga Bangladeshi dhe nga një nga Irani,India, Shqipëria dhe Libia. (koha.mk)