Lubjanë, 9 janar – Çdo i dhjeti i punësuar në Slloveni është i huaj, ndërsa pothuajse gjysma e punëtorëve të huaj vijnë nga Bosnja e Hercegovina.
Shërbimi slloven i statistikës publikoi se në tetor të vitit 2018 në Slloveni kanë qenë të punësuar rreth 885.700 persona, që është për 0,9 për qind se në shtator të vitit të njëjtë, gjegjësisht 3,2 për qind më shumë se në tetor të vitit 2017.
Mes të punësuarve, rreth 87.700 janë të huaj, prej të cilëve pjesa më e madhe punojnë në sektorin e ndërtimit.
Pjesa më e madhe e tyre janë nga Bosnja e Hercegovina (rreth 42.600), pastaj Serbia (rreth 10.800), Kroacia (rreth 7.500) dhe Maqedonia (diçka më shumë se 6.000 persona).