Vjenë, 1 janar – Sllovakia sot nga Italia e ndërmerr kryesimin me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Prioritetet kryesor në vitin 2019 të Sllovakisë për kryesimin me OSBE-së, siç paralajmëroi Bratislava do të jetë Ukrainas.
Si prioritete janë përmendur edhe parandalimi i konflikteve, përforcimi i institucioneve ndërkombëtare, si dhe ardhmëria e sigurt.
Prioritetet konkrete të Sllovakisë gjatë kryesimit me OSBE-në më 10 janar në Vjenë do t’i prezantojë shefi i diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak, i cili është diplomat me përvojë, ndërsa deri në shtator të vitit të kaluar ushte edhe kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Treshja e OSBE-s, krahas kryesuesit aktual përbëhet edhe prej ish kryesuesit të Italisë, si dhe nga kryesuesi i ardhshëm nga Shqipëria.