Në moshën 63 vjeçare ka ndërruar jetë ish ushtari i UÇk-së Amdiarif Salihu nga fshati Sllatinë.
Përndryshe Hamdushi, ishte lindur në fshatin Sllatinë të Tetovës dhe ishte luftëtarë i orëve të para dhe veprimtarë i çështjes kombëtare.
Shumë herët filloi me veprimtari kombëtare duke qenë pjesë e lëvizjes ilegale që vepronte në këtë rajon.
Hamdushi që siç njihej në mesim e banorëve të Sllatinës, i takon gjeneratës e cila tërë veprimtarinë e saj e orientoi drejt organizimit ushtarak të popullatës shqiptare të Maqedonisë e cila kulmoi me luftën e 2001 nën emblemën e Ushtrisë Çilirmtare Kombëtare.
Krahas veprimtarisë kombëtare Hamdushi ishte aktiv edhe në organizimet tjera kulturore në fshatin Sllatinë dhe pjesë e pandashme e Shoqërisë kulturore Vëllazërimi nga fshati Sllatinë më cilën morri pjesë në shumë festivale.
Ai njihej si një instrumentist shumë i rafinuar dhe i shkathtë, i lidhur shpirtërisht me këngët e traditës.
Vegla e tij muzikore e preferuar ishte çiftelia.
Ka qenë jo vetëm një perfeksionist individual, por edhe mjeshtër për t’u inkorporuar në orkestër.
Ai ishte njëri nga veteranët e shoqërisë Vëllazërimi që ka dhënë një kontribut të çmuar për grupimin muzikor, që dikur prekte majat e suksesit në sferën e muzikës burimore shqiptare.
Hamdushi, si e thirrin ndryshe ishte shumë i fisëm, i afërt dhe i respektuar në fshat.
Ai u varros në varrezat në fshatin Sllatinë këtë të enjte duke lënë pas katër fëmijë dhe një jetë të tërë të shkrirë për çeshtjen kombëtare.