Pas humbjes nga Liverpooli kryesia e klubit nga Londra morri vendim për ta shkarkuar trajnerin kroat Slaven Bilic. Pas largimit të tij, Slaven Bilic ka një koment për klubin e West Hamit.
‘Unë jam krenar që kam qenë pjesë e West Hamit. Kjo ka qenë më tepër se një punë për mua. Duke veshur fanellën e verdhë dhe të kaltër si një lojtar, e ndjeva atë lidhje edhe kur u ktheva si menaxher dhe gjithmonë e kam ditur se çfarë klubi i veçantë është ky. Jam i trishtuar se si nuk kam punuar ashtu si donit këtë sezon. Por unë largohem me kokën time lartë dhe bashkë me kujtimet e mrekullueshme që unë gjithmonë do t’i kujtojë.
Unë kam qenë i sigurt se gjatë këtij sezoni do të riktheheshim, por fatkeqësisht nuk ishte kështu. Unë do doja të falënderoja kryetarët dhe këshillim që më ofruan mua një kënaqësi të tillë.
Po ashtu unë falënderoj tej mase edhe lojtarët për të cilët unë kam qenë këtu nga dita ime e parë si menaxher. Së fundi do doja t’i falënderoja edhe mbështetësit e West Hamit. Kemi pasur një lidhje të veçantë. Unë shpresoj se skuadra të marr suksesin që e meriton dhe i uroj një të ardhme të mirë”, deklaoi Bilic.