Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot papa Françeskut i dhuroi skulpturë të vëllezërve të shenjtë Cirili e Metodi, vepër e skulptorit të njohur maqedonas, Tome Serafimovski.
Kjo skulpturë, theksoi Xhaferi, është përpunuar në Ohër, inspiruar nga përmendorja qendrore në zemër të vetë qytetit – përmendorja e vëllezërve të shenjtë apostuj dhe iluministë, themelues të alfabetit të parë slloven – glagolik, dhe siç tha, themeluesve të letërsisë dhe arsimit slloven.
Në shenjë falënderimi dhe respekti, papa Françesku i dhuroi kryetarit Xhaferi një skulpturë të rrallë dhe libra autorial.
Kryetari i Kuvendit, Xhaferi realizoi edhe takim tet-a-tet me papa Françeskun, ndërsa u takua edhe me sekretarin shtetëror të Vatikanit, kardinalin Pjetro Parolin. (koha.mk)