Strasburg, 11 prill – Deputetja greke, Elisavet Skufa në debatin i cili udhëhiqej për gjuhën e urrejtjes në APKE veçanërisht insistoi për atë se “duhet të bëjmë dallim midis gjuhës së urrejtjes dhe kritikave politike: kritika e pasuron demokracinë, derisa gjuha e urrejtjes e minon”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, përcjellë KOHA.
Me këtë rast Skufa e dha si ilustrim kontraktimin e Marrëveshjes së Prespës me të cilin zgjidhet kontesti shumëdekadësh për emrin e vendit tonë.
“Më 25 janar Parlamenti grek e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut paraprakisht e bëri të njëjtën. Kjo marrëveshje i dha fund protestave të nacionalizmit agresiv dhe etnocentrizmit në dy vendet. Ajo paraqet bazë për bashkëjetesë të qetë dhe zhvillim të përbashkët në Ballkan”, theksoi Skufa.
Për gjuhën e urrejtjes në terrenet sportive dhe në tribunat e stadiumeve në fjalën e saj u përqendrua edhe anëtarja e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Hadri.
“Është totalisht e papranueshme se vendet e sportit dhe ato ku etika dhe vlerat e sportit duhet të diseminohen tashmë janë të rrezikuara nga racizmi, ksenofobia dhe jotoleranca”, tha ajo. (koha.mk)